Prokuroria serbe ka apeluar vendimin e gjykatës për lirimin e Milan Radoiçiç, duke kërkuar masën e sigurisë arrest me burg ndaj tij me arsyetimin se mund të arratiset. Prokuroria e serbe tha për Radio Evropa e Lirsë se ankesa është parashtruar “për shkak të gjendjes së pasaktë dhe paplotë faktike”. “Apelimi kërkon ndryshimin e vendimit të marrë dhe caktimin e paraburgimit për të dyshuarit”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.