Shtyhet sërish gjykimi në Apel për ekstradimin e Faruk Ozer, bosit turk të kriptomonedhave Thodex. Këtë herë shtyrja e seancës u bë pasi avokati i Ozer ka deklaruar se do të paraqesë kërkesë për përjashtimin e gjyqtarit të vetëm të çështjes, Valbon Çekrezit. Ky gjyqtar po shqyrton në Apel çështjen e ekstradimit të themeluesit të platformës Thodex.