Gjykata e Posaçme e Apelit ndryshoi pjesërisht një vendim të shkallës së parë duke pranuar kërkesën e SPAK për ashpërsimin e dënimeve ndaj tre persona të akuzuar për trafik droge në Itali. Braniol Liço, Lulzim Selimi dhe Dhimitër Nina u gjetën fajtorë në Shkallën e Parë, në tetor 2024, vetëm për prodhim dhe shitje narkotikësh dhe u shpallën të pafajshëm për akuzën e krijimit të grupit të strukturuar kriminal.