Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm la në fuqi dënimin me 7 vite e gjysmë burg për Milena Deraj, ish punonjësen e Bankës së Shqipërisë dhe Kuvendit e akuzuar për mashtrim me vlerë 590 mijë eurosh ndaj dy personave. Deraj u dënua nga gjykata e shkallës së parë, ku në aplikim të gjykimit të shkurtuar do të vuante pesë vite. Ajo apeloi vendimin, por edhe gjykata e Apelit nuk e ndryshoi dënimin.