Ecuria e Shqipërisë në përmbushjen e kritereve të Bashkimit Europian, hapi diskutime në eurokomisionin e politikës së jashtme. Komisioneri për zgjerimin dhe fqinjësinë, Oliver Varhelyi prezantoi monitorimet e zhvilluara nga Bashkimi Europian për reformimin e vendit tonë. Fill pas përfundimit të mbledhjes, Varhely u shpreh në një konferencë për shtyp se reforma në drejtësi dhe procesi i vettingut kanë marrë një notë pozitive nga evropianët.