Krahas banesave individuale, Bashkia e Tiranës vijon rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në zonat rurale. Kryebashkiaku Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga përfaqësues i Ambasadës Çeke në Tiranë, inspektuan punimet për rehabilitimin e shkollës 9-vjeçare në Lalm, e cila do të jetë një ndërtesë më e madhe, që plotëson të gjitha kushtet për nxënësit, me hapësirë të dedikuar edhe për parashkollorin.