Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde bëri apel që autoritetet e Kosovës të hartojnë draft-statutin për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në veri të vendit. Pas një takimi me komisionin parlamentar për punët e jashtme dhe diasporën, ambasadori gjerman theksoi sërish se vizioni nuk është draft-statut dhe se Kosova do të duhet të ulet e të shkruajë një të tillë.