Sekretariati i Etikës i Kuvendit ka miratuar me 4 vota pro kërkesën e opozitës për të anuluar votimin e Kuvendit më 7 mars dhe ligjet që u miratuan në atë seancë. Kërkesa u bazua në faktin se prezent në momentin e votimit ishin vetëm 68 deputetë, duke mos plotësuar kuorumin. Mes ligjeve që u miratuan më 7 mars ishte edhe zgjatja e afatit për investimet strategjike deri në fund të këtij viti.