Ministri grek Giannis Oikonomou ka anuluar takimin që ishte parashikuar të mbahej me homologun shqiptar Taulant Balla në Kakavijë. Shkak për anulimin e takimit janë bërë trazirat mbrëmjen e së hënës, para ndeshjes AEK- Dinamo Zagreb, ku ka pasur një përplasje të dhunshme mes tifozerive dhe një 22-vjeçar ka humbur jetën. Për shkak të këtyre trazirave, Oikonomou nuk do të vijë në pikën kufitare të Kakavijës, ndërsa i pranishëm do të jetë vetëm ministri Taulant Balla.