Dy mjekë të spitalit të Onkologjikut si dhe farmacisti Florian Marku ankimuan në Apel vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, lidhur me masat e sigurisë vendosur ndaj tyre, ‘arrest në burg’ dhe ‘detyrim paraqitje’. Gjyqtari Astrit Kalaja mori në shqyrtim ankimin e tyre dhe vendosi mospranim, për shkak të mungesës së objektit të ankimit dhe se një kërkesë e tillë duhet t’i drejtohet Apelit të Posaccëm, si gjykatë kompetente.