Marina ukrainase tha se anijet e flotës ruse në Detin e Zi janë tërhequr në më shumë se 100 km larg nga brigjet ukrainase si rezultat i sulmeve me raketa dhe dronë. Marina ukrainase tha se në përpjekje për të rimarrë kontrollin e pjesëve veriperëndimore të detit të zi, rusët kishin vendosur sisteme raketore bregdetare në rajonet e Krimesë dhe Khersonit. Por sidoqoftë, ajo tha se kërcënimi me sulme me raketa nga deti, mbetet i lartë.