Belgjika ka ngritur alarmin për një “anije spiune” ruse të zbuluar në Detin e Veriut. Anija u zbulua në Detin e Veriut belg për herë të parën nëntorin e vitit të kaluar, tha Vincent Van Quickenborne, ministri belg i Drejtësisë. E njëjta anije ishte parë tashmë në ujërat territoriale holandeze. Ndërsa prania e anijeve ruse në Detin e Veriut nuk është e ndaluar, Belgjika tha se po monitoronte nga afër situatën pas luftës në Ukrainë pasi kjo anije po ben muaj që është parë pranë ujërave të Holandës dhe Belgjikës.