Top News/ Anija ‘Moliva’ ikën nga Durrësi/ Mbetjet toksike dërgohen në Spitallë për t’u analizuar
09/11/2024 13:12

Pas përfundimit të shkarkimit dhe skanimit të 102 kontejnerëve me mbetje të dyshuara toksike, anija turke “Moliva” është larguar nga porti i Durrësit dhe është nisur drejt portit italian Gioia Tauro, ku do të vazhdojë normalisht aktivitetin e saj transportues. Operacioni i koordinuar i autoriteteve shqiptare i dha fund qëndrimit të gjatë të anijes në Shqipëri. Gjatë kësaj kohe kontenjerët iu nënshtruan disa procedurave të hollësishme sigurie dhe kontrolli. Ndërkohë ngarkesa me mbetje u depozitua në venddepozitimin e krijuar në kohë rekord në periferi të qytetit bregdetar, në Spitallë, në afërsi të EkoParkut, rrugës për në Sektorin Rinia. Venddepozitimi i sapokrijuar ku ndodhen rreth 2100 mbetje të metalurgjikut është nën administrimin e Agjencisë Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara dhe nën monitorim të plotë të kamerave dhe policisë dhe prokurorisë. Anija turke “Moliva” me 2100 ton mbetje të dyshuara toksike mbërriti të premten e nëntorit tetorit në portin e Durrësit. Kontenjerët me mbetje të rrezikshme u kthyen në Shqipëri, nga ku u nisën verën e këtij viti. Megjithatë anija kishte disa ditë që kishte mbërritur në Durrës, konkretisht më 28 tetor, por për shkak të kërkesës së prokurorisë për të siguruar kushtet e sigurisë, anija me mbetjet e refuzuar nga autoritetet tajlandeze ishtë lënë në radën e jashtme të portit detar.

Top News – Rama në festivalin ‘Herrenchiemsee’. “Europa e rrethuar nga oshëtima e armëve”
15/07 15:40
Top Channel/ Mjedis i sigurt për gazetarët, AMA konsultohet me përfaqësues të mediave
15/07 15:20
Top News – Ambulantët, jo fatura tatimore. Tatimet sqarojnë kategoritë që do kontrollohen
15/07 15:13
Top Channel/ Plagosi veten, se e dhunonte babai, arrestohet i ati i 17-vjeçares në Vlorë
15/07 15:13
Top Channel/ Ushtria fiku zjarret, për disa ditë me radhë pyjet u dogjën në Drenovë
15/07 15:12
Top Channel/ I penduari tregon krimet! Skerdi Tase rrëfeu gjithçka në gjykatë
15/07 15:11
Top Channel/ Kurti takon Limajn këtë javë, opozita: “E kanë kot”!
15/07 15:04
Top News- Tre ditë luftë me flakët/ Zjarri në Mallakastër vendoset nën kontroll
15/07 14:57
Top News- Procedohen penalisht zjarrvënësit/ Fier, dogjën sipërfaqe të mëdha pyjore e të mbjella
15/07 14:54
Top News- Vodhi makinën në Elbasan/ Pranga 19-vjeçarit, theu masën e sigurisë
15/07 14:28
Top Channel/ Tronditëse! Zbulohet arsyeja pse 17-vjeçarja përdori armën! Babai ishte…
15/07 14:17
Top Channel/ ‘Plumbi i Artë’, dëshmon për herë të parë i penduari Skerdi Tasi: Mora porosi…
15/07 14:01
Top News- Bllok dorëheqjesh pranë bashkive, drejtorët e administratorët respektojnë urdhrin e Ramës
15/07 13:14
Top News- Qindra hektarë të djegura nga zjarret/ 19 vatra zjarri në 24 orë, katër ende aktive
15/07 12:46
Top Channel/ Qëlloi veten, e dhunonte babai, Arrestohet babai i 17-vjeçares në Vlorë që fshehu armën
15/07 12:45
Top Channel/ Shembjet në Theth mbyllen me tritol, IKMT i rikthehet aksionit
15/07 12:45
Top Channel/ Tuma ilire e Kamenicës, ndodhen 400 varre nga mijëvjeçari i dytë para Krishtit
15/07 12:41
Top Channel/ Opera dhome/ Shfaqet për herë të parë në kishën Shën Lucia në Durrës
15/07 12:26
Top News- Ilir Beqaj shtrohet në gjendje të rëndë në spital, lë ambientet e paraburgimit
15/07 11:58
Top News- 2 vite burg për Jorgo Goron/ SPAK jep pretencen për dosjen e dytë
15/07 11:21