Në portin e Durrësit këtë të martë është anokoruar anija logjistike luftarake “San Marco”, një prej anijeve më kryesore të marinës ushtarake italiane, e pajisur dhe me një platformë aeroplanmbajtëse. Anija luftarake do qëndrojë në portin e Durrësit deri të mëkurën, ndërsa misioni i saj ishte të sillte mjete ushtarake për llogari të KFOR. Pas shkarkimit të këtyre mjeteve, ato të nisen drejt Kosovës, njofton Autorietit Portual Durrës.