Top News – Anglia rekord vdekjesh, por për Johnson masat po japin efekt
13/01/2021 22:37

Vdekjet nga koronavirusi në Britani mbërritën një nivel rekord me 1.564 jetë të humbura brenda 24 orësh. Por autoritetet pretendojnë se infektimet e reja nga ata tjetër janë stabilizuar. Kryeministri Boris Johnson tha se masat e izolimit me qëllim luftën ndaj sëmundjes “kanë nisur të tregojnë rezultat”, por ai sërish nuk I përjashtoi masat shtesë në vend. Johnson tha se kufizimet janë “duke u rishikuar vazhdimisht”. Sipas tij, qendrat e vaksinimit do të nisin së funksionuari 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, “sa më shpejt që është e mundur”. Më shumë se 2.5 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit në Angli, ndërsa mbi 412.000 banorë të Britanisë është thënë të kenë marrë edhe dozën e dytë. Nën masat aktuale të izolimit, banorët e Anglisë duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm për arsye të domosdoshme. Aty përfshihet blerja e ushqimit, stërvitja në natyrë apo puna, nëse nuk mund të kryhet nga shtëpia.Masa të ngjashme janë duke u aplikuar edhe në Skoci, Uells, dhe Irlandën Veriore.Johnson u shpreh mes tjerash se “është ende shumë herët” për të vendosur rreth lehtësimit të masave në mesin e muajit shkurt, duke thënë se “duhet të punojmë shumë për të arritur aty”. Pamjet: AFP

Top Channel/ “Variant korean” për paqen? Trump ia bën të qartë Zelenskit:Hiq dorë nga disa territore
14/08 17:19
Top Channel/ Melania Trump kërcënon të padisë Hunter Biden me 1 mld dollarë për akuzat ndaj Epstein
14/08 17:17
Top News – Kur Rusia i shiti SHBA-së Alaskën…‘Amerika ruse’, 7.2 mln dollarë për ndryshimin e hartës
14/08 15:42
Top News – Putin teston raketën e re bërthamore /‘Burevestnik’ bëhet gati para takimit me Trump
14/08 15:32
Top Channel/ Si ia shiti Rusia Alaskën Amerikës, banorët: Mos na shisni më…
14/08 15:27
Top Channel/ Trazira në Serbi, një burrë nxjerr pistoletën para zyrës së Aleksandar Vuçiç!
14/08 15:26
Top News – Do vendosin fatin e Ukrainës…Trump dhe Putin në Alaskë, të gjitha detajet e takimit
14/08 15:23
Top News – Trump kërkon Nobelin e Paqes / Pyeti ministrin norvegjez për çmimin: E meritoj!
14/08 15:18
Top Channel/ Heshtje taktike pas takimit Starmer me Zelenskin ne Londer!
14/08 14:46
Top Channel/ Trump dhe Putin, fillimisht takim “kokë më kokë”: Ujdi për armët bërthamore?!
14/08 14:35
Top News-SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Shkëmbimi i territoreve dhe e drejta ndërkombëtare
14/08 12:55
Top News -‘Varros idenë e shtetit palestinez’/ Izraeli ndan Jeruzalemin Lindor nga Bregu Perëndimor
14/08 12:55
Top News – ‘Duket si fundi i botës…!’ Shkrumbohet Evropa, digjen shtëpi e evakuohen njerëz
14/08 12:54
Top News – Ukraina bombardon qytetet ruse / Të lënduar në sulmet e natës, në flakë një rafineri
14/08 12:54
Top News – Evropa me shpresë pas bisedës me Trump / Zelenski shkon në Londër para takimit të Alaskës
14/08 12:37
Top News – Rusia ‘i shpall luftë’ WhatsApp / Po përpiqet të bllokojë shërbimin, kufizon thirrjet
14/08 12:37
Top News- Dëme të jashtëzakonshme në Delvinë/ Shmanget kalimi i zjarreve në Gjirokastër dhe Dropull
14/08 11:30
Top Channel/ Zjarrët “pushtojnë” Malin e Zi, digjen zona bregdetare: Serbia e Kroacia nisin ekipe!
14/08 11:18
Top Channel/ Serbia “pushton” tregun gjerman: Bashkë me Kroacinë, kanë “dëbuar” Rusinë!
14/08 11:17
Top Channel/ Trump paralajmëron Putinin para samitit: Ndalo luftën, ose do të kesh pasoja!
14/08 11:16