Një shqiptar në Angli shndërroi shtëpinë e tij në një fermë kanabisi, ku çdo cep të mundshëm e kishte shfrytëzuar për të kultivuar dhe tharë bimë narkotike. Oficerët britanikë arritën që të vendosnin në pranga shqiptarin e identifikuar me emrin Agim Pashaj. Dyshimet u ngjallën kur banorët u ankuan për energji të ulët dhe kompania e energjisë elektrike njoftoi policinë pasi konstatuan se energjia elektrike ishte vjedhur nga shqiptari.