Angela Merkel është vënë në shënjestër nga ministria gjermane e financave për shpenzime shumë të mëdha të zyrës së saj në Bundestag, shpenzime këto që i shkojnë asaj në cilësinë e ish kancelares pas përfundimit të mandatit të saj, vitin e kaluar. Lajmi është bërë i ditur nga Spiegel, që citon një raport të qeverisë për komisionin e financave në parlamentin gjerman, sipas të cilit, shpenzimet janë të larta edhe për shkak të numrit të punonjësve të zyrës, që aktualisht janë nëntë nga katër që parashikohen.