Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka biseduar me presidenten e Kosovës për angazhimin në dialogun për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit dhe për “nevojën për të shtensionuar situatën” në veri të Kosovës. Chollet, së bashku me të dërguarin e Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, u takuan me Osmanin në Nju Jork.