Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë një thirrje të hapur magjistratëve të kualifikuar, për të aplikuar dhe për të shërbyer në institucionet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, si edhe Këshillit të Lartë të Prokurorëve, pak ditë nga fundi i afatit të aplikimeve. Data 4 shtator është afati i fundit për të aplikuar për të gjithë magjistratët e kualifikuar që duan të shërbejnë në KLGJ apo KLP.