Legjislacioni shqiptar nuk njeh minoritet etnik grek në Himarë, megjithatë dy kandidatët e shpallur deri më tani për kryetar të kësaj Bashkie identifikohen si grekë. Petro Gjikuria nga opozita do të sfidojë Vangjel Tavon e socialistëve. Identifikimi si grekë është e përbashkëta e profilit të dy kandidatëve, por ata dallojnë për nga qasja që kanë ndaj elektoratit dhe kontributi që kanë dhënë në Shqipëri.