Për herë të parë në 30 vitet e tranzicionit politik postkomunist të Shqipërisë, një lider dikur i plotfuqishëm akuzohet për "korrupsion pasiv" mbi vendimet e marra gjatë kohës së tij në detyrë. Sali Berisha, thotë Dojçe Vele në një analizë të gjatë të saj në versionin ndërkombëtar, ish-president dhe kryeministër dhe lider aktual i Partisë Demokratike, partisë më të madhe opozitare në Shqipëri, u vendos në arrest shtëpie më 30 dhjetor.