Një punonjës me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autorstradave është vënë në pranga. Sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, punonjësi me inicialle B.S. ishte i akuzuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. Punonjësi u shpall në kërkim një muaj më parë në kuadër të operacionit të koduar “Targa e huaj” ku u dokumentuan rastet e përvetësimit në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare nga ana e punonjësve të qarkullimit rrugor.