Partia Socialiste pret mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe qëndrimin që do të mbajë në lidhje me projektligjin për amnistinë penale. Kreu i grupit të socialistëve, Bledi Çuçi tha se palët kanë rënë parimisht dakord për draftin e propozuar, ndërsa shtoi se nga amnistia do të përjashtohen të dënuarit nga gjykatat e posaçme. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, nga amnistia përfitojnë lirinë dhe ulje dënimi rreth 700 të dënuar, apo persona nën hetim.