Presidenti rus, Vladimir Putin, akuzoi të premten vendet perëndimore se ende mendojnë në kushtet e shekullit të kaluar dhe i trajtojnë shtetet e tjera si koloni. Duke folur gjatë një Forumi Ekonomik në Shën Petersburg, Putin deklaroi se sanksionet globale kundër Moskës nuk e arritën efektin për të cilin u ndërmorën. “Parashikimet e zymta për të ardhmen e ekonomisë ruse nuk u realizuan”, është shprehur kreu i Kremlinit tij duke thënë se sistemi bankar rus është stabilizuar. Sipas Putin, me sanksionet, vendet evropiane i dhanë një goditje të rëndë vetëm ekonomisë së tyre.