Në shtetet e bashkuara të amerikës votohet këtë të martë në zgjedhjet e mesit të mandatit. Vendin e pret një natë e gjatë e ndoshta edhe disa ditë pritje para se të mësohet se kush do të ketë nën kontroll kongresin, republikanët apo demokratët. 435 vende në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së janë në lojë, si dhe 35 vende në Senatin amerikan dhe 36 për guvernatorë. Republikanët do të duhet të marrin pesë vende për të fituar shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe vetëm një për të kontrolluar Senatin. Parashikuesit dhe sondazhet jopartiake thonë se republikanët kanë më shumë mundësi që të fitojnë shumicën në Dhomës së Përfaqësuesve, ndërsa për kontrollin e Senatit pritet luftë më e ashpër.