Liderët e dy partive kryesore opozitare në Prishtinë, Lidhja Demokratike e Kosovësdhe Partisë Demokratike të Kosovës, zhvilluan një vizitë zyrtare në Departamentin amerikan të Shtetit, ndryshe nga ministrat e qeverisë së Albin Kurtit. Në këtë detaj janë ndalur mediat serbe që kanë dalë edhe me teoritë e tyre konspirative. E përditshmja e beogradit, Blitz, shkruan se edhe ministrat e kurtit janë përpjekur të shkojnë në SHBA ndërkohë që diplomatët nga Uashingtoni i kanë dekurajuar duke u kërkuar që vizitat ti lënë për një moment tjetër më të përshtatshëm. Kjo, sipas Blitz, tregon se SHBA po krijon terren për rrëzimin e qeverisë kurti dhe për të siguruar partnerë të rinj më bashkëpunues.