Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka reaguar me një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. Me një shënim në Twitter, Kim shkruan se çdo qytetar ka të drejtë të marrë pjesë në proceset e vetëqeverisjes demokratike. Ajo shton se demokracitë janë të përgjegjshme para qytetarëve të tyre dhe respektojnë sundimin e ligjit. “Çdo qytetar ka të drejtë të marrë pjesë në proceset e vetëqeverisjes demokratike. Demokracitë janë të përgjegjshme para qytetarëve të tyre. Ata respektojnë Sundimin e Ligjit, mbrojnë jetën dhe pronën, dhe respektojnë liritë, dinjitetin dhe barazinë e çdo personi”, shkruan ambasadorja e SHBA.