Top News – Ambasadorja e SHBA në Shkup/ Presim hapjen e bisedimeve me BE-në
24/01/2021 13:15

Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Kate Mary Byrnes deklaroi se vendi e ka treguar tashmë që është i përgatitur për konferencën e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Në një intervistë për VOA, Byrnes foli për shqetësimin që shkaktoi vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut në Këshillin Europian. Ajo tha se një lëvizje e tillë paraqet rrezik jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për BE-në, si dhe për çështjet që ndërlidhen me procesin e zgjerimit në tërësi. Por a do të ushtrojë administrata e re e Presidentit Joe Biden do të ushtrojë më tepër trysni ndaj Bullgarisë për ta tërhequr veton? Byrnes u përgjigj vetëm se Shtetet e Bashkuara janë angazhuar në këtë rajon për dekada të tëra, dhe se në disa vitet e fundit janë përfshirë në mënyrë intensive në mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për t’u anëtarësuar në NATO, në mbështetje të synimeve të saj për t’iu bashkuar BE-së, si dhe në zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rajonal. “Ky është thelbi i politikës sonë këtu dhe ka ende shumë punë për t’u bërë në aspektin e axhendës së reformave, si dhe për t’u siguruar që procesi i integrimit në BE po shkon përpara”, u shpreh ajo. “Është me rëndësi që bisedimet dypalëshe të vazhdojnë në ndonjë formë dhe mendoj se këtë e kanë parasysh të dyja palët. Shpresoj se ato bisedime do të vazhdojnë në mënyrë konstruktive dhe në interes të dy shteteve. Përveç kësaj, është me rëndësi që terreni të mbahet i përgatitur dhe të zhvillohen bisedimet për procesin integrues në BE. Jemi të inkurajuar që Portugalia ka theksuar se zgjerimi i BE-së në tërësi do të jetë përparësi edhe gjatë kryesimit të saj, theksoi ambasadorja.

Top News- BE mirëpret qeverinë e re/ Brukseli kërkon rikthimin e dialogut me Serbinë
12/02 12:08
Top News- Dy grupe shqiptarësh terrorizojnë Athinën, sherr me thika në qendër të kryeqytetit grek
11/02 21:40
Top News- Mblidhen shefat e ushtrisë / Shqipëria, Kosova e Kroacia koordinojnë sigurinë
11/02 15:18
Top News- ‘NATO s’e lëshon Ballkanin/ Aleanca: Rajon me rëndësi të lartë strategjike
11/02 12:05
Top News – Mitsotakis shkon tek Erdogan. Kryeministri grek në Ankara mes rivalitetit e miqësisë
11/02 11:25
Top News- BE i përvishet Serbisë për arrestimin e veteranit të UÇK: Po bën shkelje
09/02 17:43
Top News- U shkëput nga prindërit/ 5-vjeçarja në gjendje kritike, në pranga babai shqiptar
09/02 14:46
Top News- Kodi ‘Gaforrja’ alarmon Greqinë/ Detaje nga arrestimi i kolonelit që spiunonte për Kinën
09/02 12:04
Top Channel/ Skandal në RMV! Ministria iu ndalon gjuhën shqipe në shkelje të ligjit
08/02 22:07
Top News – Zyrtari i Vuçiçit trafikant droge / Kapet sasi e madhe marijuane në Maqedoninë e Veriut
08/02 20:00
Top News – ‘Protestat në Serbi i nxit Shqipëria’. Vuçic gjen ‘fajtorin’ për tubimet kundër tij
06/02 10:03
Top Channel/ Vuçiç akuzon Shqipërinë dhe SHBA: Duan të më rrëzojnë
05/02 22:58
Top News-Ministri shqiptar tradhton bashkëkombësit për Vuçiç: S’ka diskriminim në Luginë
05/02 21:24
Top News- Hoteli luksoz i Jared Kushner në Beograd/ Ministri serb përfundon në Gjykatë
04/02 16:45
Top News – 15 të vdekur, mbi 26 të plagosur. Roja bregdetare greke përplas skafin me emigrant
04/02 10:58
Top News – Kryeministri grek ‘kryqëzon’ ministrat: ‘Nuk ka imunitet dhe as punë të përjetshme’
02/02 17:18
Top News- ‘Shteti s’është i lidhur me drogën’/ Vuçiç mohon akuzat për ngarkesën e 5 tonëve hashash
02/02 11:23
Top Channel/ Rrugët e fshehta të marijuanës/ Media në Mal të Zi raporton itinerare të paligjshme
01/02 15:10
Top News-Mali i Zi ngre alarmin: Tonelata kanabisi futen përmes rrugëve tokësore e ujore nga Shkodra
01/02 14:52
Top News- Kapet drogë me vlerë 10 mln euro, trafikantëve u dështon plani në Serbi
29/01 22:40
DIGITALB DIGITALB