Ambasadori I Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukurov, ka pësuar këtë të diel një infarct kardiak, gjatë pushimit në fshatin Turistik të Voskopojës, në Korçë. Sipas informacioneve të para, mësohet se Shukurov është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës, ku bluzat e bardha bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme. Pavarsisht kësaj, mësohet se Shukurov do të niset me urgjencë drejt Tiranës, për të marrë ndihmë më të specializuar.