Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde ka përgëzuar Kosovën e Serbinë për rezultatet e dialogut të të hënës në Bruksel, ku palët pranuan propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Ai tha se qeveria gjermane mbështet fuqimisht dialogun e udhëhequr nga Europa, nëpërmjet të dërguarit të saj Miroslav Lajcak, teksa nënvizoi se plani i normalizimit të marrëdhënieve është hartuar nga Gjermania e Franca.