Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë, vijon të jetë një çështje, ndonëse disa vite më parë qeveria Thaçi nënshkroi një marrëveshje në favor të saj. Së fundi, edhe në takimin e javës së kaluar mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Vuçiç, një nga çështjet kryesore të diskutuara në kuadër të normalizimit në marrëdhënieve, ishte padyshim edhe Asociacioni.