Teksa politika shqiptare ja linte vendin fantashkencës dhe aksionit, ambasadorët e huaj të akredituar në Shqipëri vëzhgonin me mprehtësi të gjitha zhvillimet në seancë plenare. Të pranishëm ishin thuajse të gjithë diplomatët e huaj, nga e dërguara e posaçme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy Vanhorn e deri tek diplomatët e Kinës dhe Azerbajxhanit.