Pas prezantimit të draftit të opozitës në Komisionin e Posaçëm për ndarjen e re territoriale, një grup deputetësh nga Partia Demokratike, që konsiderohen si krahu i ish-kryetarit Lulzim Basha, kanë depozituar zyrtarisht këtë projektligj në Kuvendin e Shqipërisë. Raporti final i dorëzuar këtë të mërkurë parashikon 33 bashki shtesë nga 61 që janë aktualisht, duke e çuar numrin total në 94 bashki dhe një ndarje më të madhe sipas rajoneve. Në raportin final parashikohen 3-6 rajone.