Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian në Shqipëria kanë zbarkuar këtë të mërkurë në Kryeministri për një takim me kreun e Qeverisë, Edi Rama. Delegacioni i diplomatëve të huaj kryesohet nga ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato, ndërsa të pranishëm janë pothuajse të gjithë kryediplomatët e vendeve anëtare të akredituar në Tiranë. Në takim është e pranishme edhe ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, që zhvilloi një ditë më parë një takim të ngjashëm me ambasadorët e BE. Tema e këtij takimi nuk dihet ende, por ai mbërrin një javë pas publikimit të raportit të progresit për Shqipërinë.