Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka përcjellë mesazh urimi për rastin e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët që e festojnë. Përmes një postimi në rrjete sociale, ambasada ka shpërndarë Mesazhin Presidencial të presidentit të SHBA Donald Trump ndaj amerikanëve që e festojnë Fiter Bajramin, duke uruar paqe dhe mirësi për komunitetin mysliman.