Mbyllja e qeverisë federale amerikane ka prekur edhe shërbimet konsullore që ofrojnë përfaqësitë diplomatike amerikane nëpër botë. Jashtë kësaj nuk mbetet Shqipëria. Ambasada e SHBA në Tiranë njoftoi se, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje për miratimin e buxhetit federal, aktivitetet e saj në rrjetet sociale do të kufizohen ndjeshëm. - “Për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore, kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht – me përjashtim të informacioneve urgjente për çështjet e sigurisë – derisa të rinisë veprimtaria e rregullt. Gjatë kësaj kohe, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit në Shtetet e Bashkuara dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë sipas mundësive”.