Ambasada e SHBA-ve në Tiranë I ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të bëjnë kujdes ditën e martë, 6 dhjetor, kur opozita e ish-kryeministrit Sali Berisha ka paralajmëruar një protest masive. Ndonëse Partia Demokratike ka deklaruar se protesta e 6 dhjetorit është vetëm sensibilizuese dhe se tubimi do të jetë paqësor nga fillimi në fund, SHBA-ja nuk e ka shmangur paralajmërimin drejtuar qytetarëve amerikanë që të bëjnë kujdes në këtë datë.