Top News – Ambasada e Kosovës në Jeruzalem/ BE kundër, vendim për të ardhur keq!
02/02/2021 17:26

Bashkimi Europian tha se vendimin i Kosovës që të hapë ambasadën e saj në Jerusalem, qytet të cilin BE-ja e konsideron me status të pazgjidhur, është për të ardhur keq. Peter Stano, zëdhënësi i bllokut europian, u shpreh ne një konference për shtyp se pret nga Kosova që të veprojë në bazë të deklarimeve për integrimet evropiane si qëllim strategjik. “Në përgjithësi është gjithmonë e mirëseardhur kur parterët tanë të jashtëm normalizojnë raportet mes tyre. Por kur është fjala e hapjes së ambasadës në Jerusalem, ky është një vendim për të ardhur keq sepse e largon Kosovën nga qëndrimet e BE-së për statusin e Jerusalemit. Të gjitha ambasadat e vendeve anëtare të BE-së dhe delegacioni i BE-së janë në Tel Aviv dhe kjo është në përputhje me rezolutën e Kombeve të Bashkuara dhe vendimet e Këshillit të Bashkimit Europian. Statusi i Jerusalemit si kryeqytet i të dyja shteteve është qëndrim i BE-së, i cili nuk ka ndryshuar” tha Stano. I pyetur se cfarë të drejte ka BE-ja të ndërhyjë në një rast të tillë kur ajo nuk ka raporte diplomatike me bllokun, zëdhënësi përsëriti qëndrimin se kontaktet si vend partner janë të rregullta. “Ne nuk kërkojmë nga Kosova të bëjë apo të mos bëjë diçka. Por themi se nëse pretendoni se keni qëllim strategjik integrimin në BE, atëherë ekziston korniza në bazë të së cilës duhet të veproni. Pra, vetëm themi se ju duhet të veproni në bazë të asaj që vetë keni deklaruar” ishte komenti I tij.

Top News – Qeveria lehtëson kostot për ndërtuesit. Inertet gjatë një projekti mund të ripërdoren
20/06 17:06
Top News – Vr*u shokun për një orë Rolex. Apeli lë në fuqi dënimin me burg për jetë për autorin
20/06 17:04
Top Channel/ Stuhia e breshrit “mbërthen” Belshin, policia apel qytetarëve: Bëni kujdes!
20/06 16:50
Top News- PD, protesta brenda e jashtë vendit! A do e bojkotohet Parlamenti?
20/06 16:35
Top News – Hakerat iranianë sulmojnë Bashkinë e Tiranës, publikojnë të dhëna nga serverat
20/06 15:57
Top Channel/ Surprizat e rinumërimit në Tiranë, Braçe rimerr vota, PS dhe PD…
20/06 15:41
Top News- Rrebesh shiu e breshëri në Belsh, përmbyten rrugët
20/06 15:33
Top Channel/ Murtaja te delet, nesër nis asgjësimi në Shkodër, fermerët në lot!
20/06 15:31
Top Channel/ Operacioni “Blloku33”, kapet kokainë e armë. 42 persona të përfshirë
20/06 15:26
Top Channel/ Shqipëria krah Izraelit! Spiropali: Irani të ndërpresë aktivitetin bërthamor
20/06 15:18
Top Channel/ Irani “godet” Bashkinë e Tiranës, bllokon faqen zyrtare dhe lënë SMS kërcënues
20/06 15:16
Top News – Samiti i NATO-s në Bruksel. Spiropali në takimin parlamentar për sfidat e sigurisë
20/06 15:02
Top News – Çmenduritë e motit! Vendi përvëlohet, në Peqin stuhi shiu e breshëri
20/06 14:54
Top News- “Ilir Meta mban përgjegjësi vetëm për Ilir Metën”/ Kreu i PL distancohet nga Kryemadhi
20/06 14:51
Top Channel/ Zjarr në Patos, flakët shpërthejnë gjatë procesit të bashkimit të tubave plastikë
20/06 14:36
Top Channel/ Pamje të reja! Si shitej heroina në mes të Tiranës, grupe të rinjsh duke bërë ‘pazare’
20/06 14:20
Top News- “Meta nuk ka asnjë pasuri”/ SPAK gjen prova të tjera kundër presidentit të PL
20/06 14:19
Top News- Bastisi zyrën dhe mori 10 mijë euro/ Arrestohet pas dy vitesh 42-vjeçari në Tiranë
20/06 13:46
Top News- Lirohen plazhet publike, aksion në Shëngjin e Durrës për heqjen e shezlongëve
20/06 13:36
Top News – PS trajnon deputetët e rinj. Nis akademia, ‘xhaketat e vjetra’ fillojnë leksionet
20/06 13:27