Brunilda Halla, shqiptarja e cila humbi jetën në Itali do të prehet në atdhe. 37-vjeçarja u vra me thikë nga një person, I cili dyshohet se vuante nga problem të shëndetit mendor. Ngjarja u regjistrua në zonën e Vitorias, pranë shkollës ku studionte djali I viktimës. Autori pohoi para hetuesve se nuk e njihte shqiptaren, madje duke shtuar më tej se nuk ka pasur ndonjë arsye për kryerjen e krimit.