Prokurori Altin Dumani u rizgjodh në detyrë si zëvendësdrejtor i Prokurorisë së Posaçme. Kreu i SPAK, Arben Kraja zhvilloi një mbledhje të posaçme me prokurët e SPAK, të cilët propozuan në mënyrë unanime emrin e Altin Dumanit. Ky i fundit, do të mbajë postin e zëvendësdrejtorit të Prokurorisë së Posaçme për një mandat dy vjeçar.