Një person ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht, pasi akuzohen se mashtronin qytetarët përmes rrjeteve sociale, duke përdorur emrin dhe logon e një banke në vend.. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Smart Bank Phishing”, u arrestua shtetasi Orlando Gjoka, 21 vjeç, banues në Laç.