I penduari i drejtësisë, Erjon Alibej pati një përballje të tensionuar me Plarent Dervishajn, i arrestuar nga SPAK nën dyshimet se ka organizuar atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoj. Alibej tha se Dervishajn e ka takuar një herë të vetme në vitin 2019 dhe më pas ka komunikuar me të përmes aplikacioneve Sky dhe Encrochat.