Edhe pse Gjykata e Apelit prishi vendimin e marrë më 25 mars 2022 nga gjyqtari Agron Zhukri, për çështjen e Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha vijon të qëndrojë dhe zhvillojë veprimtarinë e tij dhe të përkrahësve të tij në selinë blu. Seli kjo e marrë nga ai pas vendimit të Zhukrit, ku mbështetësit e Lulzim Bashës, u larguan dhe prej asaj dite aktivitetin e tyre politik e zhvilluan në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, në degë të ndryshme apo edhe në ambiente private. Në të tilla kushte, kur ish-kryeministri Sali Berisha ka mbështetjen e shumicës së deputetëve, edhe pse pa vulë, vijon të qëndrojë në selinë qëndrore, çka ka detyruar Enkelejd Alibeajn të gjejë një zgjidhje alternative.