Bojkoti i seancave gjyqësore nga avokatët, u cilësua nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, si një rrezik i madh që mund të çojë në daljen nga burgu të të pandehurve. Përballë deputetëve të komisionit të ligjeve, kreu i demokratëve, Alibeaj nënvizoi domosdoshmërinë e ndërhyrjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të normalizuar situatën.