Selia blu, ka qenë një nga shqetësimet që kryetari me autorizim i Partisë Demokratike zyrtare, Enkelejd Alibeaj ka adresuar në takimin që zgjati 2 orë me kreun e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Audrey Glover. Këtë e bëri të ditur vetë Alibeaj, i cili në një deklaratë për mediat tregoi rreth asaj për të cilën kishte biseduar me Glover.