Ndërkohë që presidenti serb, Aleksandër Vuçic po përballet me presionin ndërkombëtar për t'iu bashkuar sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, politikanët nga e djathta ekstreme e Serbisë janë më të duke i bërë thirrje qeverisë që t’i injorojë kërkesat e BE-së dhe ta mbështesë Rusinë. Edhe pse Vuçic fitoi bindshëm në zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe komunale të 3 prillit, dy parti ultranacionaliste hynë në Parlamentin e Serbisë, një zhvendosje për të cilën Vuçiv fajësoi pasojat e pushtimit rus të Ukrainës.