Për rreth 1 orë, ish-Ministri I Drejtësisë Aldo Bumçi ka qëndruar në ambientet e SPAK ku është pyetur për çështjen “Gërdeci”. Në prononcimin para mediave. Aldo Bumçi u shpreh se dha sqarime në SPAK për shkresën zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, në një pjesë të së cilës shkruhej “për Shkëlzen Berishën”. Ndër të tjera, ish-Ministri deklaroi se I kërkoi prokurorëve të SPAK që të hetohej shkresa ku përmendej z.Berisha, kallëzim të cilin e ka bërë para shumë vitesh.