Gjykata e Apelit la në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Alda Klosin, ish-zyrtarja që dyshohet si pronarja e mbi 500 mijë eurove të gjetura në banesën e pastrueses, Rozeta Dobit. Pasi shqyrtoi kërkesën e Klosit për masë më të lehtë sigurie duke cituar arsye familjare për përkujdesjen e fëmijëve dhe të prindërve, gjyqtarja Irena Ibrahimi vendosi rrëzimin e saj. Në këtë seancë, vetë Alda Klosi nuk ishte e pranishme, por u përfaqësua nga avokati i saj, Ilirjan Muho. Avokati tha në përfundim të seancës se klientja e tij vuan nga shqetësime shëndetësore dhe ka nevojë për përkujdesje nga mjekët, që nuk mund t’i sigurohet në burg.