Ndërkohë që të gjithë fansat e tij janë në pritje të albumit më të ri, Capital T ka zbuluar një detaj të veçantë. Përmes një postimi në Instagram, reperi i njohur ka treguar se “Skulpturë” do të ndahet në dy pjesë. Pjesën e parë të albumit të tij të 4-t do të mund ta dëgjojmë më datë 1 Korrik. Artisti nuk ka dhënë detaje se kur do ta lançojë pjesën e dytë, e ndërkohë nuk do të mungojë dhe një bashkëpunim me 2po2. Vetë reperat e kanë konfirmuar projektin muzikor nëpërmjet komenteve në postimin e Capital T.