Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe te busti i ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila ka vdekur më 23 mars në moshën 84-vjeçare. Kryeministri Kurti tha të enjten, ndërhyrja e NATO-s, për të ndalur gjenocidin në Kosovë – me bombardimet kundër Serbisë – mban vulën e zonjës Albright.